Vrasja e ish-kryekomisarit Artan Cuku, ekspertët përcaktojnë dëmin prej 1.3 mld lekë për familjarët

0

Ekspertët i sugjerojnë gjykatës Administrative që të dëmshpërblejë me rreth 1 milionë euro, familjen e ish-kryekomisarit Artan Cuku, i cili u ekzekutua në për shkak të detyrës mbrëmjen e 8 prillit të 2017, në hyrje të pallatit ku banonte në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

Ishte familja e ish drejtorit të policisë së Vlorës që celi padi në Administrative duke kërkuar dëmshpërblim nga Drejtoria e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme. Në padi ata argumentonin se i afërmi i tyre u vra për shkak të neglizhencës që shteti tregoi ndaj tij, për sa kohë e la larg radhëve të unfirmave blu.

Për të përcaktuar shumën e dëmshpërblimit, gjykata caktoi ekspertët të cilët në dy akte kanë përllogaritur që dëmi psikologjik, moral e material që ka pësuar kjo familje është 130 milionë lekë të reja.

Në këto kushte, gjykata pasi të shqyrtopjë këto akte, por edhe pretendimet e palëver në proced, do ts dalë me nje vendim, nëse do ta pranojs ose jo padinë e familjes së ish kryekomisarit Cuku.

Seanca e radhës për këtë pritet të mbahet të hënën e ardhshme, me datë 8 shkurt.

Ish numri një i policisë së Vlorës, u ekzekutua 4 vitë me parë nga Mikel Shallari i cili për shkak se mori statusin e dëshmitarit të mbrojtur, u dënua me vetëm 10 vite burgim.

Sipas prokurorisë krimi u urdhërua nga Bledar Jambelli, i cili po gjykohet në mungesë nga drejtësia në një proces me Kristaq Lecin që cilësohet si bashkëpunëtori kryesor i tij. Jambelli dhe Leci u arrestuan në Greqi, por më pas u liruan nga Gjykata e lartë greke e cila refuzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tyre. Ata lanë qelitë e burgut grek, tri ditë pasi ish kryekomisari u shpall Dëshmor I Atdheut, pasi nga hetimet u konfirmuia se motivi i vrasjes ishte për shkak të detyës.

Artikulli i mëparshëmDhjetëra ndalime të tjera në Turqi mes studentëve protestues
Artikulli i radhësCOVID-19, rekord rastesh në qarkun e Beratit, 72 të prekur në 24 orë. Të infektuar 12 mësues dhe 7 nxënës në disa shkolla