Zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli vijon të mbetet akoma mister. Mediat italiane shkruajnë se pala shqiptare ka vonuar dërgimin e mostrave të ADN-së për t’u krahasuar me ato të vëllait të tij Antonello.
Sipas saj koha e hetimeve po zgjatet pasi informacionet nuk po vijnë në kohën e duhur nga policia shqiptare.
‘La Nazione’ shkruan se tre janë elementët që e kanë karakterizuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Së pari partnerja e tij shqiptare me të cilën Davide kishte një djalë, ia ka besuar çështjen avokatit Giancarlo Viti, i cili përfaqëson atë dhe të miturin si palë të prekura në këtë situatë.
Ajo është marrë në pyetje nga pala shqiptare dhe ajo italiane disa ditë pas zbulimit të makinës së djegur të biznesmenit në Pukë.
Së dyti qëndron vonesa e informacioneve nga pala shqiptare.
Ndërsa elementi i tretë është dëshmia e mikut sipërmarrës me të cilin Davide Pecorelli donte të hapte një biznes tjetër në zonën e Città di Castello.