Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen që ka tronditur sot qytetin bregdetar të Vlorës. Si pasojë e një atentati mafioz ka mbetur i vdekur G.Qarri, rreth 40 vjeç. Atentatorët e kanë qëlluar nga një makinë teksa ai po ecte në këmbë.
40-vjeçari sapo kishte dalë nga banesa e tij në momentin që dy persona nga një makinë kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri kallashnikovi. Autorët kanë qëlluar pa pushim deri sa i ka ngecur arma pasi i kanë mbaruar fishekët. Qarri jetonte në një pallat në katin e 12-të pranë vendit ku u ekzekutua. Pas ngjarjes policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve dëshmitarë okularë, njerëz të cilët kanë qenë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
I riu njihej me nofkën ‘Geçe’ dhe kishte pak vite që ishte kthyer nga Italia, pasi ishte dënuar atje me 11 vite burg për drogë. Nuk dihet se cili ka qenë motivi i këtij atentati, por viktima ka qenë me precedentë penal dhe nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes në aktivitete kriminale.