Syri Tv ka siguruar foton e viktimës së atentatit të ndodhur në mbrëmje në qytetin e Vlorës.
Gentian Qarri u qëllua me 20 plumba kallashnikovi ndërsa po ecte në këmbë pranë zonës së njohur si Kisha në Vlorë.
Ai ishte i divorcuar dhe babai i një fëmije.
Mësohet se Qarri kishte një të shkuar kriminale në Itali, ku ishte vuajtur 11 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve, por deri më tani e vetmi fakt në duart e tyre është makina e shkrumbuar e përdorur nga autorët, e cila u gjet në zonën e Pyllit të Sodës.
Deri më tani pista kryesore e hetimi është dënimi në Itali për narkotrafik.