Një grup alpinistësh kanë vënë në alarm policinë e Gjirokastrës pasditen e së dielës. Një grup prej 60 personash nga qytete të vendit kanë qënë duke ngjitur malin e Sotirës, në Dropull, por disa prej tyre kanë rrëshqitur prej një shkëmbi të mbuluar nga dëbora.
Policia ka marrë njoftimin rreth orës 15:30 dhe është nisur drejt vendit të ngjarjes. Në gjendje më të rëndë paraqitet një i ri 17-vjeçar i identifikuar si Ergys Koçi.
Ai është lokalizuar nga forcat Shqiponja dhe po transportohet ne spital. Të ndihmuar nga forcat Shqiponja po zbresin nga mali edhe pjesa tjetër e alpinistëve.