E quanin ‘Escobar’ për nder të trafikantit më të madh të drogës në botë.
Bëhet fjalë për një shqiptar 61-vjeçar, i arrestuar në Bolonja, Itali.
Hajri Cukani është prangosur një ditë më parë së bashku edhe me dy persona të tjerë, shpërndarës droge.
Ata janë identifikuar si Bledar Haruni, 32 vjeç dhe marokeni Abouzahid Ajlioub, 26 vjeç.
Gjatë këtij operacioni policor, është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge, kokaine, hashashi si dhe 17 mijë eurosh para kesh.
Cukani dhe dy të arrestuarit e tjerë akuzohen për trafikut droge.