Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi ka denoncuar situatën e krijuar në shkolla nga infektimet me koronavirus. Përmes një postimi në “Facebook”, Vokshi thekson se qeveria e Ramës ka dështuar në mënyrë kolosale në menaxhimin e pandemisë, duke shtuar se ka marrë me dhjetëra mesazhe nga mësues të shqetësuar për rritjen e infektimeve në shkolla.
Mesazhi i Vokshit:
Këtë javë, kam marrë me dhjetëra mesazhe nga mësues të shqetësuar për rritjen e infektimeve në shkolla.
Është dështim kolosal i Edi Ramës që, një vit pas pandemisë, qeveria nuk ka dhënë asnjë qindarkë shtesë dhe nuk marrë masat më minimale të sigurisë në shkolla apo për mësimin online.
• Mësuesve nuk u bëhet tamponi apo testi serologjik.
• Në shkolla nuk ka maska, alkool, dezinfektant, termometra.
• Nuk ka një platformë funksionale për mësimin online;
• Shkollat nuk kanë internet. Mësues nga Tirana na tregojnë se detyrohen të punojnë nga lokalet përreth shkollave me mjetet e tyre.
• Shumë nxënës nuk kanë pajisje për të mësuar online, ndërsa ata që jetojnë në zona periferike apo rurale nuk kanë as energji elektrike.
Cinizmi i kësaj qeverie me mësuesit nuk ka fund. Mes kësaj gjendje të mjerueshme, Ministria e Arsimit ka nxjerrë grupe monitorimi për mësimin, përfshi atë online. Nga njëra anë, nuk u paguan mësuesve as orët shtesë, nuk u siguron kushtet minimale, nuk u bën as trajnim për të ashtuquajturën platformë dixhitale, nga ana tjetër, përmes kontrolleve të tilla abuzive qeveria shton presionin psikologjik ndaj mësuesve.
Kjo është qeveria më e keqe që ka patur Shqipëria. Për vete trefishoi pasuritë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit i la në mëshirën e pandemisë.
Shpresa e mësuesve, e nxënësve dhe e prindërve të tyre është tek PD. Pas 25 prillit, me rritjen e pagave, me shkollat në standardet europiane, ne do të bëjmë ndryshimin që të gjithë duan!
#25Prill
#shqiperiafiton
#shqipëriafitonarsimin