Një lajm i trishtë ka ardhur për muzikën shqiptare. Ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare këngëtari Rifat Kida.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur motra e tij, Resmije Kida Lumani, përmes një postimi në Facebook.
“Miqt e mi sot nga sëmundja e pashërueshme ndrroi jetë vllai im Rifat Kida. Varrimi do të bëhet në vendlindje në fshatin Cërmjan të Dushkajës – Gjakovë”, ka shkruar Lumani.
Resmije e Rifat Kida ishin anëtarë të shoqërisë më të njohur që mbante emrin “Jahë Salihu Nivokaz”, prej nga ishin edhe këngëtarët, të cilët u bënë të famshëm me zërin e tyre të veçantë.