Stuhi dëbore në Gjermani, plagosen 28 persona

0

Stuhi dëbore dhe erëra të forta kanë përfshirë Gjermaninë veriperëndimore. Moti i keq bëri që trenat të ndalonin, ndërkohë që janë shkaktuar qindra aksidente rrugore. Sipas policisë, numri i personave të plagosur ka arritur në 28 persona, duke përfshirë dy në gjendje të rëndë, në rrugët e akullta.

Autoritetet kanë njoftuar ndalimin e linjave mes Hamburgut dhe Hanoverit dhe mes Berlinit dhe perëndimit të vendit, për shkak të borës në shina.

Artikulli i mëparshëmÇdo ditë rekord infektimesh në vend/ 1124 raste të reja dhe 14 viktima në 24 orë
Artikulli i radhësAlpinistët bllokohen në malin e Gjirokastrës, u shkojnë në ndihmë forcat Shqiponja