Toksikologu lëshon deklaratën ‘bombë’, zbulon çfarë ndodhi gjatë pandemisë: Droga është përzier me ilaçet, lëndët narkotike po konsumohen nga… (Alarmi)

0
Toksikologu lëshon deklaratën ‘bombë’, zbulon

Toksikologu Zihni Sulaj u shpreh se gjatë pandemisë droga është përzier me ilaçe, duke rritur efektin e saj te përdoruesi dhe duke shtuar dëshirën për konsum të madh. Ai tha 2 persona kanë humbur jetën nga overdoza gjatë vitit të fundit.

“Efektet toksike të drogave më së shumti qëndrojnë të përziersit, tek shtesat që bëhen, se sa tek ventë produkti aktiv i drogës. Pandemia e ka çuar në një përmbysje të tablosë epidemiologjike të përdoruesve. Shpesh për të arritur efektin në mungesë të sasive këta përdorin shumë medikamente. Përziejnë shumë qetësuse, antidepresiv, i përziejnë bashkë me drogën dhe e injektohen çka e bën edhe më të rëndë këtë. Ne kemi konstatuar 2-3 raste overdozë të shoqëruar me përfundim vital”, u shpreh Sulaj për Top Channel.

Ai ngriti alarmin se lëndët narkotike po konsumohen shumë nga adoleshentët, ndërkohë që është rritur numri i femrave 17-18 vjeçe që pëlqejnë ta pinë në grup.

“Ata që kanë një punë të mirë dhe burim të ardhurash financiare të sigurta dhe shumta e preferojnë që drogën ta pinë në grup. Por nga ana tjetër fatkeqësisht kanë filluar që drogën ta konsumojnë shumë femrat 17-18 vjeçe”, tha ai.

Artikulli i mëparshëmPërkeqësohet moti/ Stuhia godet Europën, Franca afër shpalljes së gjendjes së katastrofës natyrore
Artikulli i radhësKëlliçi: Erion Veliaj zhduk miliarda lekë nga llogaritë e Bashkisë së Tiranës