Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Nga policia njoftohet se mjeti me drejtues shtetasin E.B ka aksidentuar këmbësoren A.A., 25-vjeçe e cila si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Sipas policisë drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.