Nafta u tregtua qëndrueshëm në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga ulja e prodhimit ndërmarr nga OPEC dhe nga stimujt e pritshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mund të mbështesin kërkesën.
Gjithashtu, çmimet po mbështeten nga dollari i dobët, që i bën lëndët e para të denominuara në monedhën e gjelbër më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera. Njëkohësisht, Arabia Saudite është angazhuar të ulë prodhimin edhe me 1 milionë fuçi në ditë për të ndihmuar në balancimin e tregut.
Në anën tjetër, rritja e çmimeve të naftës po inkurajon prodhuesit amerikanë të naftës nga shistet argjilore të prodhojnë më tepër, ndërsa kufizimet në Europë dhe në disa vende në Azi po e pengojnë rimëkëmbjen e kërkesës. Numri i puseve aktive në Shtetet e Bashkuara, që është një shenjë e tendencës së prodhimit në terma afatshkurtër, u rrit në nivelin më të lartë që nga muaji Maj i vitit të kaluar.
Bursa për datën 8 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 545.25 | 0.00 |
DIESEL | 489.75 | + 6.00 |
©aktualitet.al