Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në bregdetin e Vlorës. Trupi i pajetë është lokalizuar afër Zvërnecit, pranë petroliferës. Sipas informacionit zyrtar trupi i përket një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe auto-ambulanca, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen plotë të shkaqeve.