Holanda shpall gjendjen e emergjencës për shkak të reshieve të shumta të dëborës

0

Featured image of article: Stuhia Darci/ Holanda shpall gjendjen e emergjencës për shkak të reshieve të shumta të dëborës

Holanda ka shpallur ditën e sotme gjendjen e emergjencës në të gjithë vendin. The Guardian shkruan se gjendja e emergjencës ka ardhur për shkak të stuhisë Darsi, e cila ka ardhur nga Gjermania.

Udhëtimet në të gjithë Holandën janë anulluar për shkak të trashësisë së dëborës dhe motit shumë të keq. Një tramvaj në Hagë doli nga shinat për shkak të dëborës së madhe, ndërsa viktima nuk pati. Shoferët në Holandë u këshilluan të shmangnin rrugët e gjata me makinë pasi më shumë se 80 makina kanë dalë nga rruga.

Trashësia e dëborës në Holandë është nga 10 deri në 30 centimetra. Ndërkohë që për shkak të motit të keq qeveria holandeze mbylli të gjitha qëndrat e testimit për Covid.

Artikulli i mëparshëmVëllai i Pelivan Sinanrrapajt paralajmëron hakmarrje: Po s’pati shtet, i marrim vetë masat
Artikulli i radhësLajm i mirë, Britania do të japë amnisti për të gjithë emigrantët e paligjshëm që do të bëjnë vaksinën anti-COVID