Në vitet e fundit ekonomia shqiptare në tërësi ka parë një rritje të vazhdueshme, e reflektuar kjo me shtimin në treg të operatorvë të mëdhenj ekonomik, vendas dhe të huaj, që operojnë në sektorë të ndryshëm.
Rritja dhe fuqizimi i kompanive vendase ka bërë që së fundmi në Shqipëri, të ofrohen shërbime të reja për biznesin, të cilat deri pak vite më parë as nuk mund të mendoheshin.
Një ndër këto shërbime, është edhe ofrimi I fluturimeve private, me avion të cilët janë tërësisht në dispozicion të klientëve VIP, diçka që më parë jemi mësuar ta shikojmë vetëm në dokumentarët për jetën e miliarderëve nëpër botë, apo personazheve të famshëm të Hollywood-it.
Agjencia shqiptare Lux Travel, në bashkëpunim me partnerët e saj ndërkombëtar të cilët janë lider në tregun e fluturimeve private, sjell për herë të parë në Shqipëri, mundësinë për të organizuar udhëtime VIP, për drejtuesit e bizneseve apo dhe këdo tjetër që mund të përballojë çmimet e kripura të udhëtimeve me Charter privat.
Në një bisedë që zhvilluam me administratoren e agjencisë Lux Travel, mësuam se kërkesa për një shërbim të tillë në Shqipëri po vjen duke u rritur. Disa vite më parë në vendin tonë mund të ishin 3 ose 4 persona që mund ta përballonin një udhëtim të tillë, me avion privat, tërësisht në dispozicion të klientit – u shpreh znj. Selfo, administratore e Lux Travel.
Me zhvillimin e ekonomisë – vijon më tej ajo, shumë kompani shqiptare operojnë përveçse në tregun vendas edhe ndërkombëtarisht, dhe si rrjedhoje është rritur nevoja, që drejtuesit ekzekutiv dhe pronarët e këtyre bizneseve të lëvizin shpesh jashtë vendit për qëllime pune.
Fluturimet e rregullta ndërkombëtare, shpesh here nuk i zgjidhin punë personave të tillë –thotë ajo, pasi kemi raste kur kërkojnë prej nesh që të udhëtojnë p.sh, drejt Britanisë dhe të kthehen përsëri brenda ditës, e të nesërmen të nisen drejt Dubait. Oraret dhe shpeshtësia e fluturimeve të rregullta nuk e mundësojnë një gjë të tillë, dhe për këtë arsye agjencia jonë u fokusua për të sjellë fluturime me Charter privat, të cilat janë tërësisht në dispozicion të klientit dhe kerkesave të tij.
Stafi jonë është 24 orë në dispozicion për të azhornuar në kohë reale çdo kërkesë të klientëve, në mënyrë që çdo gjë të shkojë ashtu siç duhet.
Përveç fluturimeve me Charter privat për qëllime biznesi, agjencia Lux Travel, ofron dhe avion ambulancë, që përdoret për transportin ajror të personavë që kanë problem shëndetësore, dhe kërkojnë trajtim më të specializuar jashtë shtetit.
Flota e avionëve të partnerëve tanë, thotë administratorja e Lux Travel, përbëhet nga qindra të tillë, ku mes tyre mund të përmend “business charter” si Gulfstream Gulf V, Gulfstream IV, apo charter të aftë të kryejnë udhëtime transatlantike si Global 5000 apo Embraer Legacy 600.
Gjithashtu ne ofrojmë shërbime me avion ambulancë, një shërbim që ka gjetur mjaft përdorim gjatë periudhës së vështirë të pandemisë globale- përfundon ajo.
Ky shërbim i munguar që tashmë është një realitet në tregun shqiptar dhe atë të Kosovës, vjen me profesionalizëm, diskrecion dhe disponibilitet 24 orë nga stafi i Lux Travel që mundësojnë rezervimin e charter-it tuaj vetëm me një telefonatë.