Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 78 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 78.080.028 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.
4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA (17.268.517), Indi (10.522.601), Brazil (8.363.677) dhe Rusi (3.456.210) ndërsa më pas radhiten Turqia (2.412.505), Italia (2.107.061) dhe Gjermania (2.029.200)./AA