Mediat greke zbardhin detajet e bujshme: Ky është shqiptari i rrezikshëm, i dyshuar si vrasës me pagesë (EMRI)

0
Mediat greke zbardhin detajet e bujshme: Ky është shqiptari i

Mediat greke kanë nxjerrë detaje të rënda pas arrestimit të Ralf Ferukut, apo i njohur ndryshe si ”Taqi shqiptar”.

Sipas raportimeve nga Greqia, ai dyshohet si vrasës me pagesë.

Ai ka qenë më parë i dënuar në Greqi, teksa me arrestimin e fundit ku u gjet në makinë me Alket Rizain tashmë hetimet greke po e lidhin atë me ngjarje të tjera.

Feruku dyshohet se ka qenë i përfshirë në verën e 2018 në Pedion, ndërsa pronari i po këtij lokali u vra një vit më vonë në Haidari.

Po ashtu ai dyshohet se ka kryer dy atentate ndaj një greku në Iliopouli. Nuk mbetet me kaq, pasi ”Taqi shqiptar” ka vijuar të bëjë atentate dhe kohët e fundit, madje pre e sulmeve të tij ka rënë një pronar shqiptar i një lokali, për shkak të pazareve të drogës.

Feruku ka pasur lidhje miqësore edhe me Aleks Rapon, i cili në dhjetor 2014 hipi në automjet për të çuar të dashurën në aeroport, për të marrë avionin për Tiranë, teksa rrugës mjeti u shpërthye me tritol duke i marrë jetën shqiptarit.

Thuhet se Ralf Feruku ishte në Britaninë e Madhe prej kohësh, dhe u rikthye në Greqi për të ‘larë disa hesape’ dhe u nis prap në Britaninë e Madhe teksa një urdhër-arresti ishte lëshuar për vrasjen e 2017 pa dijeninë e tij.

Artikulli i mëparshëmPlas debati në emision, revoltohet Alfred Cako dhe i kthehet gazetarit të njohur: “Ç’i ke këto mo, lëri mo njerëzit të bëjnë dashuri…
Artikulli i radhësThellohet tragjedia nga shkëputja e akullnajës/ Mbi 18 viktima, 200 persona të zhdukur