Thellohet tragjedia nga shkëputja e akullnajës/ Mbi 18 viktima, 200 persona të zhdukur

0
Thellohet tragjedia nga shkëputja e akullnajës/ Mbi 18 viktima, 200

India konfirmoi të hënën të paktën 18 viktima dhe 200 persona të zhdukur si pasojë e shkëputjes së një masivi akullnajor. Qindra forca shpëtimi punuan pa pushim gjatë natës për të hapur një nga tunelet 2,5 km të gjatë ku mendohet të jenë strehuar personat për t’i shpëtuar përmbytjes.https://assets.vlitag.com/plugins/safeframe/src/html/r.htmlAd by Valueimpression

Shumica prej tyre besohet se janë punëtorë të dy hidrocentraleve të zonës.

Shtresat e akullit u rrokullisën të dielën nga majat e Himalajës në një luginë veriore të Indisë. Shkarkimi i tyre në lumë e fryu rrjedhën duke e vërshuar mbi ura, rrugën kryesore, duke çarë kaskadën e dy hidrocentraleve e duke marrë me vete banesat e lokalizuara afër lumit.

Banorët lokalë dhe disa tunele u bllokuan nga përmbytjet dhe dherat. Ndërkohë autoritetet thanë se kanë shkarkuar paraprakisht ujin në hidrocentralet e tjera afër lumit për të evituar dëme të mëtejshme.

Për sa i përket shkaqeve të shkëputjes së akullnajës, gjeologët indianë thonë se në mesin e shkurtit, masivet e akujve të Himalajës duhet të jenë të qëndrueshme.

Ata, megjithatë, po vërejnë me kalimin e viteve një shkrirje graduale të kurorave të akullta deri 5 mijë metra mbi nivelin e detit, dhe këtë zhvillim ia faturojnë kryesisht ndryshimeve klimatike.

Artikulli i mëparshëmMediat greke zbardhin detajet e bujshme: Ky është shqiptari i rrezikshëm, i dyshuar si vrasës me pagesë (EMRI)
Artikulli i radhësSURPRIZON Joe Biden, zbulon se kush ka qenë ëndrra e tij në ‘sirtar’ kur ishte i ri!