Vëllai i viktimës në Ballsh Pelivan Sinanrrapaj, Rrapo Sinanrrapaj dha detaje mbi vrasjen dhe paralajmwroi hakmarrje në rast se drejtësia nuk do të dënojë autorët e vrasjes.
Rrapo Sinanrrapaj deklaroi se nëse shteti nuk vepron, atëhere ai do marrë vetë masat duke u hakmarrë mbi ata.
Dy javë më parë, sipas të vëllait, Pelivan Sinanrrapajt kishte debatuar me Ferdinand Merajn në një lokal.
Rrapo Sinanrrapaj po ashtu thotë se i vëllai kur shkoi tek Trauma kishte 6 plagë, në kokë e shpatull.
Intervista për News 24:
Rrapo Sinanrrapaj: Dua drejtësi nga shteti, ose do marrim vetë masat. Në këtë ngjarje që ka ndodhur.
PYETJA: Ka pasur konflikte më parë?
Rrapo Sinanrrapaj: Me Ferdinandin ka pasur një konflikt më parë. Në lokal kanë debatuar, por nuk di arsyen
PYETJA: Sa ditë para ngjarjes?
Rrapo Sinanrrapaj: Para dy javësh, nuk jam i sigurt
PYETJA: Thatë se do i merrni vetë masat?
Rrapo Sinanrrapaj: Po s’pati shtet. Do i marrim vetë masat.
PYETJA: Paralajmëroni hakmarrje?
Rrapo Sinanrrapaj: Hakmarrje. Deri tani unë s’kam parë të afërm të tyre. Nuk di çfarë të them. Më ka ikur vëllai, pres drejtësi nga shteti.
PYETJA: Kur ishte koha e fundit ku fole me të?
Rrapo Sinanrrapaj: Nuk isha në Ballsh. E kam gjetur në spital në Tiranë. Kishte plagë shufra hekuri në kokë dhe shpatull, 6 kishte, thyerje kocke.
Pyetja: Po personat që e gjetën të shtrirë vëllain, dëshmitarë okularë?
Rrapo Sinanrrapaj: Vajtëm në prokurori këtu, kërkoi arrest e burg. Gjykata i la, dhe ne duam drejtësi. S’kam takuar dëshmitarë okularë. Ngjarja ndodhi tek rruga për në shtëpi, i shkuan nga mbrapa.