Djene Dakonam, mbrojtësi nga Togo që luan me Getafen, ka përfunduar në shënjestrën e tifozëve të Sevilla pas ndeshjes së djeshme që u mbyll me rezultatin 3-0.
Në fillimi të pjesës së dytë afrikani ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Lucas Ocampos dhe u ndëshkua me karton të kuq. Lojtari i Sevilla nuk mund ta vazhdonte lojën dhe u zëvendësua.
Tifozët e skuadrës së La Liga janë tërbuar më ndërhyrjen e Djene, i cili e ka parë veten të sulmuar me mesazhe të shumta raciste.
“Kthehu të gjuash luanë”, “Kthehu në xhungël” apo “Sjellja juaj është po aq e tmerrshme sa fisi nga ju vini” janë disa nga komentet e bëra në një prej fotove të Djene në “Instagram”. /abcnews.al