Rama: Nga nesër Shqipëria sërish në lockdown! A do të shpërblehen bizneset për mbylljen që ju bën qeveria?

0
Screenshot 12

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajëmruar se nesër me të gjitha gjasat do të ketë shtrëngim të masave kufizuese.

Rama njofton se nesër mblidhet Komiteti Teknik dhe ata janë të shqetësuar dhe do të bëjnë propozimet e veta.

Ai theksoi se më shumë se sa numrat, më shumë shqetësuese është moszbatimi i masave aktuale që çon në problemet e tjera.

Sipas tij, masat nuk i shamngin dot infektimet, por ulin ritmin e tyre duke garantuar që sistemi i përgjigjet nevojës së njerëzve për të marrë shërbimin shëndetësor.

”Ishte një anekdotë e bukur në Francë, dikush pyeste një virolog që a është e vërtetë që COVID-19 do të ndërrojë formë aq shpesh sa do bëhet e pamundur për ta neutralizuar.

Dhe virologu i tha që nuk e di s es’jam gazetar. Faktikisht këtë e them pasi që janë të githë gazetarët që sidomos analistët që në këtë fazë kanë një ngutje të madhe për të nxjerrë konkluzione shkencore, apo hamendësime bazuar në referenca që janë palidhje.

Nuk ka, për më tepër për të nxjerrë arsyet se pse u mbyllëm atëhere, dhe jo sot, se ku lidhen këto nuk e di, nuk jam në gjendje të them. Shumë e thellë lidhja dhe mbase jam i paaftë për ta kuptuar.

Çështja e infektimeve është thënë e stërthënë nga gjithë bota. Masat nuk e shmangin dot infektimin. Masat shërbejnë vetëm për të ulur ritmine infektimit dhe për të garantuar që sistemi i përgjigjet nevojës së njeëzve për të marrë shërbim.

Infektimi do të mbarojë kur të mbarojë vaksinimi. Kaq e thjeshtë është kjo. Se u mbyll Gjermania, u mbyll shumë fort në fundvitin e kaluar, pati rritje të numrit të infektimeve, që u bë objekt i diskutimit. Këto janë masat që i sugjerojnë jo gazetarët e analistët, politikanët, por ekspertët. Ne veprojmë mbasi kemi dëgjuar me vëmendje.

Sa i përket ajo që mund tëj etë ilaçi se sa vetë sëmundja. Nëse sëmundja kërcënon të të vrasi, ilaçi që të vret direkt nuk është ilaç. Këtu është një kompleks i madh çështjesh. Është jeta e njerëzve, psikologjia e përgjithshme, ndërveprimi mes njerëzish, ekonomia, jeta e përditshme etj etj etj.

Kështu që duhet të jemi shumë në ekuilibër siç kemi qenë deri tani. Nuk jemi të shqetësuar për numrat, por për faktin që moszbatimi i masave mund ta çojnë numrat përtej parashikimit.

Nëse nuk do të kishim marrë masat në fundvit, numrat do ishin të mëdhenj. Këto janë efektet e vikendeve masive në Korçë e Gjirokastër. S’mund të ndalojmë jetën e njerëzve. Nuk mund të di sa kohë duhet të presim mbyllur.  S’mund të rrimë mbyllur, virusin do e asgjesojë vksina.

Komiteti Teknik mblidhet nesër, ata po diskutojmë. I kemi dëgjuar, jaën të shqetësuar. Do ketë një shtrëngim të masave. Ata insistojnë se duhen zbatuar masat që janë. Nëse njerëzit venë maskë, ora policore, subjektet zbatojnë protokollet. Mund të shtojmë masa të tjera.”- tha Rama.

Artikulli i mëparshëmMbretëresha Elizabeth presion qeverisë për të mos zbuluar pasurinë
Artikulli i radhësKartat sekrete të PSG, “France Football” provokon Barçën, Messit vishet me fanellën e klubit francez