Rusia bashkon ushtrinë me Kinën dhe Iranin, stërvitje e përbashkët në Oqeanin Indian

0

Rusia do të zhvillojë një stërvitje të përbashkët detare me Iranin dhe Kinën në Oqeanin Indian në mes të këtij muaji.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Moskës në Teheran, Levan Dzhagaryan. Këto shtete zhvilluan një stërvitje të ngjashme edhe në dhjetor të vitit 2019.

Në vitin 2019, Irani, Kina dhe Rusia e zhvilluan stërvitjen në Oqeanin Indian dhe Gjirin e Omanit, ndërsa Moska e vlerësoi si tejet të suksesshme këtë ngjarje. “Mesazhi i kësaj stërvitje është paqja, miqësia dhe siguria e qëndrueshme”, tha në atë kohë admirali i flotiljes iraniane Gholamreza Tahani.

Gazeta zyrtare e Forcave të Armatosura të Rusisë njoftoi se Moska ka dërguar tri anije nga flota e saj në Baltik.

Stërvitja e fundit e këtyre 3 shteteve vjen në një moment kur Pentagoni njoftoi tërheqjen e aeroplanmbajtëses USS Nimitz, e cila vepronte pranë brigjeve të Somalisë dhe ishte e vetmja që ndodhej në atë zonë.

Artikulli i mëparshëmMbërrin në Evropë supercelulari i Xiaomi-t
Artikulli i radhësMbretëresha Elizabeth presion qeverisë për të mos zbuluar pasurinë