Shkuan në Wuhan për të studiuar origjinën e koronavirusit, ekipi i OBSH-së del në konferencë të jashtëzakonshme dhe bën publike faktet që zbuluan: Ka shumë mundësi që COVID-19…

0
Shkuan në Wuhan për të studiuar origjinën e koronavirusit,

Pas vizitës në Wuhan, ekipi i OBSH po jep një konferencë për mediat ku po bëhen publike të dhënat që mblodhën gjatë kësaj pune kërkimore të tyre.

Peter Embarek, shkencëtari  i OBSH deklaroi se hipoteza që virusi ka “rrjedhur” nga ndonjë laborator ka shumë të ngjarë që të mos qëndrojë.

“Hipoteza e rrjedhjes së virusit nga laboratori ka të ngjarë të jetë një rrugë jashtëzakonisht e vështirë për Covid-19 dhe nuk do të kërkojë studim të mëtejshëm si pjesë e punës në studimin e origjinës së virusit,” u shpreh ai.

Embarek tha po ashtu se rekomandon analizën e materialeve të tjera duke përfshirë kampionet nga bankat e gjakut që mund të ndihmojnë në identifikimin e rasteve të para në Kinë.

Sipas tij, ka më shumë mundësi që Covid-19 të ketë kaluar tek njerëzit me anë të një specieje bartëse që ka bërë rolin e ndërmjetësuesit. Hipoteza që koronavirusi u transmetua tek njerëzit me anë të tregtisë së ushqimit të ngrirë ka mundësi po ashtu që të qëndrojë, shtoi ai.

Artikulli i mëparshëmMeta takon studentët ekselentë në Korçë: Koha të bashkojmë forcat për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa!
Artikulli i radhësSkandal te Teatri i Operas: Zana Çela jep 18 milionë lekë për një logo të blerë 10$ në Google