Shpërthen një automjet në Kamëz, dyshohet për eksploziv

0

Një automjet ka shpërthyer në flakë këtë të martë në Kamëz sapo drejtuesi ka tentuar ta hapë derën e mjetit. Rrethanat e shpërthimit të automjetit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet për eksploziv. Sipas policisë në momentin që pronari i mjetit ka hapur me pult komandimi makinën, automjeti ka shpërthyer.

Nga shpërthimi është lënduar në këmbë drejtuesi i mjetit. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmPërballimi i situatës COVID ngelet në duart e Gjinushit: Duhet të përforcohen kufizimet për të paktën 2 javë
Artikulli i radhësRreth 8 milionë të prekur me Covid-19 në Afrikë