Theu protokollin e sigurisë, gjobitet pronari i lokalit në Durrës

0

Pronari i një lokali në Durrës është gjobitur me 1.000.000 lekë, për shkak se është kapur duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ. Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë evidentuar se shtetasi S. C. ka ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Për këtë arsye pronari i lokalit është gjobitur. Ditën e djeshme, qeveria ka njoftuar një shtim të kontrolleve për respektimin e masave anti-Covid si rezultat i shtimit të infektimeve.

Artikulli i mëparshëmTiranë/ Përplasën për vdekje 25-vjeçaren, arrestohen dy shoferë
Artikulli i radhësSalma Hayek: Si e mposhta frikën ndaj gjarpërinjve për hir të rolit