Ditën e sotme është zhvilluar seanca gjyqësore për tre infermieret Mira Bushi, Sheqerie Koçi Sidorela Çela dhe sanitaren Rukije Hoxha, të cilat janë arrestuar pas skandalit me Tire Alldervishaj në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Gjyqtarja u kërkuar nga të pandehurat arsyen pse i fshinë bisedat me Tiren në momentin qe ajo u arrestua.
Gjyqtarja: Të mos kishin bashkëpunim me Tiren, përse i fshinë SMS-të, sapo u arrestua Tirja.
Prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për 4 të arrestuarat. Sipas prokurorisë ky hetim do të vazhdojë çdo ditë, pasi është një nga dosjet me voluminozë.
Gjyqtarja e çështjes Rexhina Merlika ka pyetur prokuroret sesi mundet Tirja që të bëjë këto.
‘Si mundet Tirja që të bëjë këto prokuror? Tirja e drejton spitalin?!’– është shprehur gjyqtarja.
Prokuroria: Të ndaluarit kanë fshirë komunikimet dhe sapo të rikuperohen do t’i sjellin. 4 celularë janë në policinë shkencore. Nuk kemi vetëm Tiren.
Gjyqtarja: Duhet të edukojmë qytetarët të mos japin para. Këto çdo kush i di mirë. duan lekë të shkojnë në spitale private apo shërbime me lekë. Por jo në spitalin publik. Shteti i ka marrë për sipër këto shërbime dhe 10 lekë të vjetra, do të mbajë përgjegjësi.
Gjyqtarja: Përse duhet fjala kafe brenda spitalit me SMS?
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Tiranës ka vendosur të japë masën e sigurisë “Arrest me burg për 45 ditë”, për 3 infermieret dhe sanitaren e përshirë në skandalin e spitalit Shefqet Ndroqi.