Sahatin e mbulojnë me tullumbace/ Gazetarja: Spektakël i pështirë, zorrët në fyt nga kjo trushpëlarje!

0

Bashkia e Tiranës ka vendosur të dekorojë kullën e Sahatit me tullumbace të kuqe në formë zemrash. Ideja duket se është frymëzuar nga afrimi i Shën Valentinit, ditës së të dashuruarve. Por gazetarja e Oraneës, Beti Njuma këtë përpjekje të Bashkisë së Tiranës për atmosferën e ditës së të dashuruarve e sheh si një spektakël të pështirë, si një trushpëlarje për qytetarët e Tiranës, pasi, siç thotë ajo, tashmë Sahati është “varrosur”.

Në fakt Kulla e Sahatit dita ditës po humb sa më shumë ngrihet pak metra pas saj një Kullë shumëkatëshe, për të cilën ka dhënë leje bashkia e Tiranës.

“Ata që s’patën Zemër dhe e varrosën Kullën e Sahatit, pasi i bënë atë që s’thuhet, tani po na e mbulojnë me tullumbace Valentini simbolin e Kryeqytetit.
Mjaft me këtë spektakël të pështirë!
Qytetarëve të Tiranës u kanë ardhur zorrët në fyt nga kjo trushpëlarje që u bëjnë orë e çast!” shkruan Njuma.https://lapsi.al/2020/08/15/hajvane-idiote-mesazhet-qe-zbulojne-obsesionin-e-veliajt-per-kontrollin-e-medias/embed/#?secret=nKUUTo71xx

Pak kohë më parë, Oranews publikoi mesazhet mes kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj dhe pronarit të këtij televizioni, Ylli Ndroqi, në lidhje me punën e gazetares Beti Njuma. Mes ankesave, Veliaj kërkonte censurimin e punës së gazetares, ndërsa e shante dhe ofendonte për punën e saj.

Artikulli i mëparshëmHipopotamët e Pablo Escobar, shkencëtarët: Duhet të vriten për të ndaluar katastrofën e biodiversitetit
Artikulli i radhësBasha: Nuk ka shkelje me emërimin e Mark Markut dhe Tritan Shehut