Jorida Tabaku , ish-deputetja e PD, ka veçuar sot një nga angazhimet më të rëndësishme që Partia Demokratike ka në programin e saj qeverisës pas fitores më 25 prill, rritjen e pensioneve.
“PD-ja është një forcë e djathtë dhe beson tek liria e tregut dhe tek ekonomia e tregut, – shkruan Tabaku në Fb. – Ne do të luftojmë me çdo mënyrë të rrisim punësimin, të zhvillojmë sipërmarrjen dhe të luftojmë varfërinë. Por është e pafalshme që 650 mijë pensionistë trajtohen si qytetarë të dorës së fundit nga qeveria.
Ne besojmë se shoqëria jonë i detyrohet atyre dhe familjet tona përpiqen përditë për t’i shërbyer atyre. Prandaj ne angazhohemi që do të rrisim 5% çdo vit pensionet për 650 mijë pensionistë. Do të ulim kostot e jetës, duke ulur çmimin e energjisë, subvencionojmë ilaçet që të përfitojnë pensionisti.
Shqipëria fiton atëherë kur gjyshërit tonë trajtohen me dinjitet. Plani jonë për “Mirëqënien Sociale” është rruga me të cilën fitojnë prindërit dhe gjyshërit tanë. Rruga me të cilën Shqipëria fiton