Familja e të ndjerit Sokol Shyrtes që u gjet i vdekur në plazhin e Zvërnecit të Vlorës para dy ditësh, ka hapur dyert e mortit. Në fshatin Kurjan të Roskovecit, familjarët e 22-vjeçarit që u dhunua dhe u hodh në det për të mbuluar krimin, kanë përcjellë të ndjerin për në banesë ne fundit.
Ata shprehen se dyshojnë se dikush ua vrarë djalin dhe shtojnë se autoritetet duhet të vendosin drejtësi për këtë gjë.
“Janë familje e mirë, shumë, shumë njerëz të mirë. Çfarë do themi, çfarë do bënte korba nënë, të atin e kishte në Greqi, na këtu…Si këta djem, edhe kafe të pinë nuk të pyesin më, jetonte këtu, ishte shumë i mirë, nuk e di nëse vuante nga sëmundja, ca nga pandemia ca nga koka, jemi bërë kokra koka, nuk e besonim kur e pamë,”- tha një e afërme.
“Është ngjarje e rëndë, policia të gjejë autorët. Nuk vuante nga asnjë lloj sëmundje, jetonte këtu, jo në Tiranë. Nuk e dimë ca i ka ndodhur djalit, të marrin masa. Drejtësia duhet të kërkohet se s’bn, djel djali nga shtëpia, e marrin dhe vjen i vdekur,”- tregon një tjetër.
Shytre u gjet i mbytur dhe me shenja dhunën ë plazhin e Zvërnecit dy ditëm ë parë. I riu u identifikua nga tatuazhet që kishte në duar dhe mjekët ligjorë konstatuan shenja dhune në trupin e tij. Këto hematoma kanë lënë dyshime se ngjarja nuk ka qenë aksidentale, por bëhet fjalë për një krim të rëndë. I ndjeri ishte kthyer nga Gjermania para katër muajsh. Deri më tani nuk është bërë me dije nëse ai ka pasur ndonjë konflikt, ngjarje që mund t’i ketë sjellë vdekjen.