Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari është gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra pasi organizoi një takim politik në Maliq, duke mos respektuar masat antiCOVID. Gjithashtu është gjobitur me 1.000.000 lekë, shtetasja Z. B., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit që ajo administron, duke shkelur Aktin Normativ.
Lidhur me këtë situatë vetë Brahimllari është shprehur se nuk është vënë në dijeni zyrtarisht me shkresë për gjobën. Ai thekson se janë bërë aktivitete politike edhe nga PD dhe PS në Maliq por askush nuk është gjobitur. Ai thotë se ka qenë konform rregullave të pandemisë, pasi të gjithë pjesëmarrësit kanë qenë me maska.