Jo më larg se një vit më parë, shumë dikutime shpërthyen për efektshmërinë e mbajtjes së maskës si një barriere mbrojtëse kundër Covid-19. Tani, jo vetëm që maskat janë vërtetuar që funksionojnë si pengesë kundër SarsCov2, por një studim i ri i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve(CDC) ka treguar se mbajtja e dy maskave është edhe më efektive.
“Të mbash dy maska, sidomos kur e para është maskë kirurgjikale dhe e dyta prej tekstili, bllokon me 92.5% mundësitë që një person i infektuar të përhapë spërklat e tij në ajër, duke parandaluar kështu kthimin e tij në një burim të rrezikshëm infeksioni” raportohet në të dhënat e CDC-së.
Po ashtu, nëse nuk dikush që nuk është prekur nga virusi vendos dy maska, atëherë ai është i mbrojtur me 96.4% nga mundësia e infektimit. Kjo është një shifër relativisht e lartë, krahasuar me 40% mbrojtje të ofruar nga mbajtja e vetëm një maske.