Detaje nga vrasja në Shkodër/ 12-vjeçarja u qëllua nga i vëllai, arrestohet xhaxhai i tyre

0

Zbardhet nga policia ngjarja e ditës së djeshme, ku në fshatin Baks të Velipojës u vra me armë zjarri një 12-vjeçare.

Fillimisht u mendua se e mitura ishte vetëvrarë, por policia sqaron se 12-vjeçarja është qëlluar aksidentalisht nga vëllai i saj i mitur, me armë gjuetie sportive.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, fatkeqësisht e mitura ndërroi jetë. Policia ka arrestuar xhaxhain e të ndjerës në pronësi të së cilit ishte arma e zjarrit.

30-vjeçari me inicialet Xh.Gj., akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“Nga strukturat hetimore të Stacionit të Policisë Velipojë, nën drejtimin e Prokurorisë  në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur dje, më datë 10.02.2021, u arrestua në flagrancë  shtetasi Xh. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Baks, Velipojë, Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”(xhaxhai i 12 vjeçares)

Ky shtetas u arrestua pasi në banesë mbante pa leje një armë gjahu, me të cilën shtetasi i mitur E. Gj. aksidentalisht  ka shkrepur armën në drejtim të motrës së tij, shtetases E. Gj., e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme”, shkruan policia.

Artikulli i mëparshëmÇmimet e naftës rriten përsëri në nivelet para-pandemike. Bursa për datën 10 Shkurt 2021
Artikulli i radhësTë shtruar në Spitalin Infektiv, Ministria merr vendimin drastik për ushqimin e pacientëve