Gjyqi ndaj ish drejtuesve të UÇK, mbahet sot seanca e radhës

0

Sot mbahet seanca e radhës në çështjen gjyqësore ndaj ish anëtarëve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.  Kjo është seanca e tretë që prej arrestimit të tyre. Zyra e Prokurorit të Specializuar iu kërkoi gjyqtarëve që fillimi i gjykimit ndaj të katërve të jetë në shtator.
“Koha e përcaktuar u jep shumë muaj për përgatitje mbrojtjes për një çështje të përcaktuar qartë, ndërkohë që njeh interesat themelorë të viktimave dhe dëshmitarëve dhe të drejtësisë, në uljen e rreziqeve të ndërhyrjeve dhe frikësimeve të natyrshme në një gjykim të zgjatur”, thuhet në shkresën e zyrës së prokurorit të specializuar drejtuar gjykatës.

Anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë akuzohen për krime që janë kryer në disa vende në Kosovë si dhe në Kukës dhe Cahan në Shqipërinë Veriore kundër qindra civilëve dhe personave “që nuk merrnin pjesë aktive në luftime”.

Artikulli i mëparshëmMoti i keq/ Përmbyten disa lagje në Vlorë, niveli i ujit mbi 50 cm (VIDEO)
Artikulli i radhësEkspertët britanikë: Varianti i ri i koronavirusit do të përhapet në të gjithë botën