Hetimi i SPAK në Krujë, pezullohet nga detyra dhe mjeku i njohur kardiolog

0

Është pezulluar nga detyra nën akuzën e korrupsionit pasiv mjeku i njohur Edvin Prifti dhe infermierja Trendafile Frangu, të dy punonjës në QSUT, në shërbimin e kardiologjisë.

Mësohet se emri i Priftit ka dalë në dritë gjatë hetimeve për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite nga burgu i Fushë Krujës, për të cilën u arrestuan 10 persona, mes tyre dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Teksa kryesekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi ishte nën përgjim për lirimin e Saimir Petanit, ajo ka komunikuar me mjekun Prifti dhe i ka dhënë atij para për një operacion jashtë radhe që ai do ti kryente nënës së saj në QSUT.

Kjo ka bërë që prokurori Albert Dumani të nisë një hetim të veçantë dhe për Priftin dhe në përfundim të hetimeve, ndaj tij të vendoset masa e pezullimit nga detyra.

Artikulli i mëparshëm‘Shqipëria fiton’, Basha: Instrumentet, si do ta rrisim 15% numrin e turistëve vit pas viti
Artikulli i radhësEMRAT/ SPAK jep detajet zyrtare për operacionin në Gjykatën e Krujës, kush janë 10 të arrestuarit