Moti i keq/ Buna del nga shtrati, evakuohen mbi 10 familje

0

Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në disa qytete kryesore të vendit. Problematike paraqitet zona edhe në qytetin e Shkodrës ku dhjetëra hektar janë nën ujë prej disa javësh dhe reshjet e dendura të shiut e kanë përkeqësuar situatën. Lumi Buna ka dalë nga shtrati. Rritja e nivelit të liqenit ka  krijuar  vështirësi qarkullimi në disa lagje qytetit, duke rrethuar nga uji territorin që shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit si lagjet nr.1 dhe nr. 2, në Livadhe, Xhabije, Tophanë, Zoteknikë, shtëpitë në lagjen Tepe, Perash.

Nga bashkia e Shkodrës njoftohet se janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në qytet mbi dhjetë familje tek të afërmit e tyre dhe në strehime të tjera.  Gjatë natës, forcat zjarrëfikëse kanë punuar për largimin e ujit nga shtëpitë.

Artikulli i mëparshëmTiranë/Tre të mitur tentojnë të grabisin me kaçavidë bankomatin
Artikulli i radhësNga sot hyjnë në fuqi masat e reja/ Shqipëria mbyllet që në orën 20:00