Moti i keq dhe reshjete dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në disa prej qyteteve kryesore të vendit. Në qytetin e Vlorës, niveli i ujit ka arritur deri në 50 cm. Reshjet e dendura kanë bërë që disa rrugë dhe lagje në qytetin e Vlorës të përmbyten.
Zonat më të prekura janë ato të lagjes“Albano” dhe “Romano”. Nga ana tjetër, në aksin Vlorë- Orikum është rrëzuar një pemë, për pasojë rruga është bllokuar. Mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit janë të pezulluara.