Paris Hilton rrëfen të pathënat e jetës në kolegj

0

Së fundmi, Paris Hilton ka rrëfyer çastet e tmerrit që iu desh të përjetonte në Kolegjin “Provo Canyon” në Utah, të cilin e ndoqi për 11 muaj, kur ishte vetëm 17 vjeçe.
Anëtarët e bordit drejtues të kolegjit, abuzuan fizikisht dhe psikologjikisht me të, e detyruan të merrte disa pilula dhe të qëndronte pa rroba, në izolim total, si një mënyrë kjo ndëshkimi. Në një seancë dëgjimore të Komitetit të Senatit të Shtetit në Utah, në favor të projektligjit për mbikëqyrje më të madhe të qeverisë, sa u takon qendrave të të rinjve, përmes një dëshmie emocionale, 39-vjeçarja tregoi se si pjesëtarë të stafit e shihnin teksa ajo bënte dush dhe se e gjitha kjo ishte aq “traumatizuese”, sa pati makthe dhe vuajti nga pagjumësia për vite me radhë.

“Unë jam një e mbijetuar nga abuzimi institucional dhe flas sot në emër të qindra mijëra fëmijëve, që gjenden aktualisht në objektet e kujdesit rezidencial në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Abuzohesha verbalisht, mendërisht dhe fizikisht çdo ditë. U shkëputa nga bota e jashtme dhe u privova nga të gjitha të drejtat e mia njerëzore. Nuk më lejohej të isha vetvetja”.
Më tej, Paris tregon se ishte e detyruar të konsumonte ilaçe që e bënin të ndjehej e mpirë dhe e rraskapitur.

Artikulli i mëparshëmNis një tjetër peticion: Shtoni Kosovën si shtet në Netflix
Artikulli i radhësNATO njofton hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën