Rritje e ndjeshme e valutave kryesore. Zhvlerësohet monedha vendase. Bursa për datën 11 Shkurt 2021

0

Monedha europiane ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës në raport me ditën e djeshme duke u blerë sot me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik ka shënuar një rritje prej 0.3 pikë në raport me ditën e mërkurë duke u blerë sot me 140.3 lekë dhe duke u shitur me 141.2 lekë.

Dollari amerikan gjithashtu ka fituar pikë krahasuar me dje teksa blihet mëngjesin e sotëm me 101.8 lekë dhe shitet me 102.8 lekë, referuar tregut valutor vendas.

Franga zvicerane është forcuar në raport me monedhën vendase duke mos bërë përjashtim nga valutat e tjera të huaja duke u blerë këtë të enjte me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 114.7 lekë.

Bursa për datën 11 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA548.50+ 0.25
DIESEL497.50+ 0.00

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmFjolla Morina shijon jetën si të mos ishte në kërkim nga policia
Artikulli i radhësMonika Kryemadhi thirrje LSI-së: Mos përdorni WhatsApp, përgjimet nga Edi Rama