Kishte një pritshmëri të madhe për vendimet e gjyqtarit sportiv në lidhje me grindjen e ashpër mes trajnerit të Interit Antonio Conte dhe presidentit të Juventus Andrea Agnelli, me gishtin e mesit të treguar e fyerjet e rënda që u lëshuan, gjatë gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë të martën në mbrëmje në ‘Allianz Stadium.
Por, në njoftimin për shtyp, nuk ka asnjë referencë për tensionet mes palëve, të cilat përfshinë gjithashtu drejtuesin e zikaltërve Lele Oriali dhe atë të Juventus Fabio Paratici. Në dokumentet që gjyqtari kishte në dispozicion (përfshirë raportin e gjyqtarit) nuk kishte asnjë sinjalizim të debatit të ashpër. Në lidhje me ndeshjen në fjalë, gjyqtari skualifikoi Marcelo Brozovic nga Interi dhe Alex Sandro nga Juve për një ndeshje, me brazilianin që do të humbasë kështu finalen e turneut kundër Atalantës.