Operacioni i SPAK i nisur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krujës ka zbuluar edhe një tjetër aferë korruptive në sistemin e shëndetësisë. Mes të proceduarve ishte edhe mjeku i QSUT, Edvin Prifti.
Nga përgjimet e SPAK ka rezultuar që mjeku ka pasur kontakte me sekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi, të cilës i kishte operuar të ëmën, duke i marrë ryshfet.
Gjatë një kontrolli në banesë dhe në zyrën e tij, SPAK i ka sekuestruar një shumë të madhe parash mjekut Prifti, që arrin në rreth 500 milionë lekë.
News24 raportoi se shuma e madhe e parave e gjetur në banesën dhe zyrën e mjekut janë përkatësisht 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë të vjetra.
Mjeku do të merret në pyetje për këto para pasi duhet që t’i justifikojë ato, në të kundërt ndaj tij do të ngrihen edhe akuza të tjera.