Kina importoi mesatarisht rreth 11 milionë fuçi naftë në ditë gjatë muajit janar. Bursa për datën 12 Shkurt 2021

0

Importet e naftës së papërpunuar gjatë muajit janar të Kinës ishin mesatarisht 11.12 milion bpd, sipas kompanisë së analizave të energjisë OilX. Kjo për ekonominë e dytë më të madhe në planet do të thotë më shumë se 18 përqind, ose 1.74 milion bpd, nga mesatarja e dhjetorit.

Kina ka qenë faktori i vetëm që ka mbajtur me shpresë prodhuesit, për çmimet e naftës që nga goditja e pandemisë. Falë rimëkëmbjes së shpejtë të ekonomisë së saj, Kina ka qenë thelbësore në rimëkëmbjen e çmimit të naftës si importuesi më i madh në botë i naftës.

Rafineritë e pavarura kanë mbetur të rëndësishme për importet e përgjithshme pasi ato përbënin shtesat e reja të kapacitetit të rafinimit në vend, të cilat pritej të rrisnin importet e tij. Pas një ngadalësimi në fundin e vitit 2020 ndërsa ata konsumuan kuotat e tyre të importit, rafineritë e pavarura po blejnë edhe një herë më shumë në bazë të kuotave të tyre të reja për këtë vit, duke rritur importet totale të papërpunuara të Kinës.

Llogaritet që nafta e Kinës, e ndodhur në depozitë të qëndronte në nivelet rreth 990 milion fuçi në fillim të shkurtit të këtij viti, krahasuar me 856 milion fuçi në të njëjtën periudhe të vitin e kaluar, por ishte poshtë nën kuotë 1 miliard fuçi që u arrit në shtator 2020.

Kina ishte blerësi më i madh i naftës në botë vitin e kaluar pasi u përpoq të mbushte rezervat e saj me naftë të lirë në mes pandemisë. Rafijnimi i produktit të papërpunuar gjithashtu arriti një rekord në Kinë vitin e kaluar ndërsa shumë rafineri të reja hynë në shërbim.

Kina përsëri është duke blerë shumë naftë këtë vit, megjithë çmimet më të larta, dhe fakti se inventarët e saj po vijnë në ulje  duket se është një lajm i mirë për prodhuesit në të gjithë botën.

Bursa për datën 12 Shkurt 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA553.75+ 5.25
DIESEL496.00– 1.50

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmCEO i Twitter dhe reperi Jay Z krijojnë fondin financiar që do ta ‘shndërrojë’ Bitcoin në ‘paranë e internetit’
Artikulli i radhësMilan kërkon firmën, por Raiola mban peng rinovimin e Donnarummas