Nga përgjimet mësohet se ka qenë infermierja Trëndafile Fagu ajo që e telefonon mjekun Edvin Prifti dhe i thotë se SPAK ka ardhur në spital dhe ka kërkuar kartelën e Besnikes, nëna e sekretares së gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuci, e vënë në përgjim.
Në datë 9.2.2021 ora 10:23 Emanuela Mallkuçi ka biseduar me nënë e saj ku ndër të tjera i thotë se e kishte marrë Filja në telefon, e cila i ka treguar se kishte shkuar SPAK- dhe po verifikon Edvinin dhe ka kërkuar dosjen e mamasë tënde. Në këtë bisedë Manuela duket shumë e shqetësuar dhe duket se bien dakord të mos thonë asnjë gjë në lidhje me dhënien e parave.
Në orën 10:57 të kësaj date doktori Edvin Prifti telefonon i shqetësuar Filen dhe i kërkon të shkojë ta takojë në zyrë.
Ndërsa sekretarja e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi kishte gjetur infermieren Trëndafile Frangu për të kontaktuar me mjekun Edvin Prifti që të përshpejtonte operacionin e nënës së saj Besnikes për zemrën, zbulohen të tjera përgjime të SPAK.
Në dosje është regjistruar edhe një telefonatë mes sekretares Mallkuçi dhe Seid Rexhep Shullazit, shoferit të gjyqrares së arrestuar Enkeleida Hoxha.
Këtij të fundit, Mallkuçi ju thotë se ju ka dhënë nga 100 euro secilit për operimin e nënës.
Shullazi: He shef?
Manuela: Ka njëqind euro i kishte dhënë e pyeta shparë
Shullazi: Sa?
Manuela: Njëqind euro
Shullazi: Të dyve?
Manuela: Njëqind njonit, njëqind tjetrit i ka dhon
Shullazi: A, po mirë
Manuela: Po hajd pra hajt
Shullazi: Po jepi sa të duash po hë
Manuela: Hajd natën
Shullazi: Natën
Shullazi: Të fala mamit!