Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar sot në mesditë programin për bujqësinë. Plani, i cili sipas kryedemokratit është i realizueshëm, do të bëjë të mundur që asnjë fermer shqiptar mos të mbetet pa mbështetje.
Basha theksoi se nëse PD vjen në pushtet qeveria e tij do të subvenconojë 50 milionë euro të tjera në infrastruktuë në ndihmë të bujqësisë. Lideri demokrat tha se objektivi ynë është t’i kthejmë fshatrat dhe zonat rurale të vendit, nga të harruara e tërësisht të braktisura nga qeveria aktuale, në faktorë zhvillimi. Basha deklaroi se do të mbështetet fort ekonomia e fermerëve dhe sipërmarrësve të këtij sektor dhe se do t’i japë fund paradoksit të thellë makroekonomik dhe social.