Numri i personave të infektuar me koronavirus vazhdon të jetë i lartë në vendin tonë, po ashtu edhe atyre që nuk kanë mundur t’i mbijetojnë virusit të rrezikshëm.
Ditën e sotme bëhet me dije se situata në burgun e Peqinit paraqitet mjaft e rënduar nga pandemia.
Raportohet se dhjetëra të burgosur VIP janë prekur me Covid-19.
Deri në mesditë tre autoambulanca janë parë duke dalë nga burgu i Peqinit duke transportuar të prekur me Covid-19 drejt kryeqytetit.