Shtetet fqinje po bëhen gati për dozën e dytë të vaksinës anticovid, ndërsa në Maqedoninë e Veriut nuk dihet se cilat vaksina do të arrijnë të parat. Zaev në deklaratat e tij për mediat tre herë njoftoi se tre vende fqinje do të ndihmonin Maqedoninë me vaksinat anti Covid dhe deri më tani asnjë shenjë nuk është parë as nga Greqi, Bullgaria apo Serbia në lidhje me dhurimin e dozave të premtuara të vaksinës.
“Greqia ka porositur për vete, por edhe për neve, dhe kjo me të vërtetë është shenjë e miqësisë. Para disa ditësh bisedova me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Lajen, dhe ajo më njoftoi se liderët evropian kanë sjell vendim se kur të blihet vaksina për vendet anëtare të BE-së, njëkohësisht të bëhet edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor
Pas vendimit për të dhuruar vaksinat kam shprehur falënderim personalisht ndaj kryeministrit Borisov, Qeverisë bullgare dhe popullit bullgar për gjestin solidar dhe human si dhe për një akt të veçantë të miqësisë ndaj popullit maqedonas dhe të gjithë popujve në Maqedoni.Shtetet fqinje po bëhen gati për dozën e dytë të vaksinës anticovid, ndërsa në Maqedoninë e Veriut nuk dihet se cilat vaksina do të arrijnë të parat.
“Dua ta ndaj këtë lajm të lumtur, e pranuam ndihmën që na e ofroi presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sot bisedova me të, ata pranuam që të na ndihmojnë, ndërsa detajet do t’i caktojmë gjatë ditës. Atë që e konfirmuan është se bëhet fjalë për 8000 vaksina Pfizer ndërsa për të tjerat duhet të shohin në marrëveshjet nëse mund të dhurojnë edhe prej tyre”, theksoi Zoran Zaev në javën e dytë të janarit.
E siç ishte paralajmëruar dje nga Qeveria, gjatë ditës së sotme duhej të arrinin vaksinat nga Serbia, në pikën kufitare Tabanoc, por mbrëmë pak para mesnate u njoftua se për shkak të problemeve teknike, vaksinat as sot nuk do të vijnë.
Të hënën Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, nënshkroi marrëveshjen për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër Covid19 nga kompania farmaceutike kineze Sinofarm, të cilat priten të arrijnë në aeroportin e Shkupit brenda këtij muaji.