Dëmtime të shumta, PSG-së nis ti peshojë stili i jetës së Neymar: “Nuk mundem më”

0

Për disa është mallkimi i Barcelonës, për të tjerët ai i marsit. Fakti mbetet që Neymar, para sezonit të kaluar, është ndalur në muajin e mallkuar për pesë vjet rradhazi dhe, duke marrë parasysh që për dëmtimin e fundit të pësuar kundër Caen atij do t’i duhet të pushojë të paktën një muaj (duke kapërcyer sfidën e dyfishtë të Champions me Barcelonën), edhe ky sezon rrit rekordin… Shumë e kanë lidhur këtë rrethanë të rastësishme me faktin se ditëlindja e motrës bie në 11 mars dhe dihet se sa lojtari brazilian i do festat…

Pikërisht, stili i jetesës, sipas l’Equipe, po i lodh drejtuesit e PSG të cilët, edhe pse e vlerësojnë angazhimin e Neymar në stërvitje dhe në fushë, nuk mund të mos i lidhin shumë dëmtimet me frekuencën me të cilën kampioni brazilian i kushtohet jetës së natës, duke bërë krahasimin me kampionë të tjerë që, në vend të kësaj, kanë një jetë të rregullt jashtë fushës si Messi dhe Ronaldo. Të dhënat, në fakt, janë të pamëshirshme kur merret parasysh shuma e shpenzuar për ta marrë nga Barcelona: braziliani ka marrë pjesë në vetëm 53.9% të ndeshjeve në dispozicion, duke luajtur vetëm 103 nga 191 ndeshje në të gjitha kompeticionet që kur ka mbërritur në PSG.

Artikulli i mëparshëmMbajti hapur lokalin pas orës 20:00, policia ndëshkon me gjobë 10 milion lekë të vjetra pronarin e lokalit në Selenicë
Artikulli i radhësFlet Kurti/ Pse u prishën marrëdhëniet me Ramën dhe ç’ndodh me rikthimin tim në qeveri