Edvin Priftit i vihen prangat në sallën e gjyqit/ GJKKO ashpërson masën e sigurisë për mjekun e QSUT

0
Edvin Prifti 840x440

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe KOrrupsionit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për mjekun e QSUT, Edvin Prifti.

Në këtë mënyrë, GJKKO ka ashpërsuar masën e sigurisë për mjekun Prifti. Nga pezullim i detyrës, GJKKO ka caktuar masën e arrestit me burg për mjekun Prifti, për shkak të shumës së madhe të parave që iu gjetën në banesë dhe në zyrë.

Mjekut Prifti i janë vënë prangat në sallën e gjyqit dhe pritet të transferohet në burgun “313” opse “302” në kryeqytet.

Nga ana e tij, në një intervistë për News24, mjeku Prifti deklaroi se paratë ishin të bashkëshortes së tij, pas një kontrate shit-blerjen me të motrën.

Artikulli i mëparshëmGara për ajrin, destinacionet e udhëtimit në vitin pandemik, si u nda tregu
Artikulli i radhësQytetet ku do të ketë borë, parashikimi i sinoptikanëve për ditën e nesërme