Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A32 Torino-Bardonecchia për shkak të rrugës së ngrirë dhe kushteve atmosferike.
Në aksident janë përfshirë 25 automjete dhe raportohet për 10 persona të plagosur dhe sipas medieve Italiane janë dy viktima.
Për momentin autostrada A32 është mbyllur në drejtim të Bardonecchia.
“Është e tmerrshme, është një ferr,” përsërit një burrë teka endet mes makinave për të shpëtuar shoferët e automjeteve .
Imazhet e para të shpërndara në rrjete sociale tregojnë panik dhe frikë. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen tashmë në vendngjarje.