Kosova voton sot, hapen qendrat e votimeve

0

Prej orës 07:00 të mëngjesit ka nisur procesi i votimit në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në këtë garë zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri. Të gjithë qytetarët me të drejtë vote kanë mundësi t’iu adresohen kutive të votimit për përzgjedhjen e një përbërje të re të Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, votimi përmes postës nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe dje janë pranuar nga ky komision 16 mijë pako me vota nga diaspora në Kosovë, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Procesi ka nisur normalisht pothuajse në 2382 qendrat e votimit, ndërkohë që 1.7 milionë qytetarë kanë të drejtë vote. E para që votoi ishte kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka e cila lëshoi dhe një apel drejtuar qytetarëve, ku iu kërkoi të dalin masivisht në zgjedhje. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.

Artikulli i mëparshëmLiverpool shembet, gafë e Alisson edhe në Leicester: “Po shfaqen sintomat e Karius”
Artikulli i radhësKukësi në terr, pothuasje i gjitha qarku pa energji elektrike