Pas reshjeve të borës dhe ngricave në Lezhe problemi me rrugen Balldren – Milot vijon të mos marrë zgjidhje, duke bërë që të vijojë të mbetet e pakalueshme. Aksi rrugor nga Lezha në drejtim të Milotit është i bllokuar, ndërsa policia po punon për devijimin e automjeteve drejt rruges së vjetër.
Ndër të tjera mësohet se për të normalizuar situatën në këtë aks rrugor është dashur ndërhyrja e ushtrisë që dërguan batanije që u janë shpërndarë personave që kishin nevoje dhe karburant në rast se do kërkohej.